Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rriten pagesat e kompensimit për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do paguhen nga 1 korriku

11:24 / June 30, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia me motor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rrisë dietat e efektivë të policisë, të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme. Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Kështu referuar vendimit, efektivë e policisë që udhëtojnë nga 36 km deri 60 km, do përfitojnë në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj, ndërsa ata që udhëtojnë në 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 5 000 lekë në muaj. “Disa ndryshime në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të këshillit të ministrave, “për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të policisë së shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon: Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj; Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj; Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;  Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj”, thuhet në vendim.about:blank

Sportistët elitarë, do marrin gradat “kolonel” e paguhen si të tillë

Nga ana tjetër edhe sportistët elitarë të Shqipërisë do të konsiderohen si pjesë e Forcave të Armatosura e madje do të kenë edhe grada e shpërblim financiar përkatës. Në këtë mënyrë, zgjidhet problematika e trajtimit financiar të sportistëve, që tashmë do të marrin pagë si ushtarakë. Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, mundësojnë krijimin e një strukture ku ata do të angazhohen/vendosen.

“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në relacionin e nismës që është në proces konsultimi. Sportistit të nivelit të lartë i jepet grada honorifike me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kjo gradë njësohet me gradën e ushtarakut aktiv vetëm për efekt të trajtimit me pagë. Sportisti e mban gradën për sa kohë është sportist aktiv dhe e humb atë me humbjen e statusit. Si do të “gradohen” financiarisht sportistët elitarë: Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel; Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror – Kolonel; Vendi i parë në kampionatin evropian – Kolonel; Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian  –  Nënkolonel; Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike – Nënkolonel; Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike – Major; Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore – Major; Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare – Major”, thuhet nw ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.