Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rriten sërish çmimet e djathit dhe gjalpit, ja sa do të kushtojnë nga 15 shkurti

23:34 / February 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qumesht
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes më pakicë se duke nisur që nga 15 shkurti furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37 për qind më të larta.

Sipas listës bashkëngjitur që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles.

Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50 për qind. Bëhet fjalë për qumështin e deles, ku fabrika e përpunimit nga më të mëdhatë në vend tha se po e blejnë 1 litër qumësht me 160 lekë nga 110 që ishte më parë.

Por blegtorët që janë në të njëjtën zonë me fabrikën që rriti çmimin pohuan se, ndryshimi i fundit i çmimit të qumështit ishte në shtator 2022. Rolandi i cili ka një fermë me mbi 300 krerë dele në zonën e Beratit tha se po e shet 1 litër qumësht nga i deles me rreth 110 lekë ndaj fabrikave. Çmimi i qumështit tek blegtori shkoi në këtë nivel në fillim të vjeshtës së kaluar dhe fabrikat e kanë reflektuar në rritjen që kanë aplikuar më vonë gjatë tetorit.

Një litër qumësht i lopës pa TVSH shitet me 75 lekë aktualisht nga fermat e mëdha, ndërsa nga fermerët e vegjël me më pak se 15 krerë jo më shumë se 55 lekë. Ndërsa qumështi i deles në fermat e mëdha shihet me 110 lekë për litër dhe në të voglat jo më shumë se 80 lekë.

Shumica e fermerëve që kanë ferma të vogla dhe që janë furnitorët kryesore të fabrikave të përpunimit shesin me çmim shumë më të ulët për shkak të sasisë së limituar të prodhimit.

Sektori i blegtorisë dega më e madhe bujqësisë shqiptare po kalon një periudhë të vështirë për shkak të reduktimit të numrit të krerëve. Braktisja e fshatit nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm ka ulur ndjeshëm popullsinë në fshat çka po çon në rënien e shpejtë të fermave të vogla me kafshe me një deri 5 krerë. Sakaq stallat e mëdha të mbarështimit të kafshëve e patën të vështirë mbijetesën nga rritja e kostove të ushqimit, e cila në një masë të madhe importohet nga jashtë.

Dobësitë në prodhim kanë bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritme jo të zakonta dy vitet e fundit. Vitin e kaluar kompanitë e përpunimit të qumështit rriten me disa valë çmimet në pakicë për qumështin dhe nën produktet e tij.

INSTAT raportoi se në muajin dhjetor të vitit 2022 çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të bulmetit ishin rreth 25% më të larta se në dhjetorin e vitit 2021. Bulmeti ishte grupi me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve.

Blegtorët raportuan se, çmimet e qumështit do të rriten gjatë muajit në vijim për shkak të rritjes së kërkesës në kushtet kur mungon rritja e prodhimit.

lista

cmimi djathi gjalpi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.