Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë ishullin e madh të Sumatrës në Indonezi ditët e fundit është rritur në 631, teksa mbi 1 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha agjencia e katastrofave të vendit.
472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca të ishullit, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.
