Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rritet hetimi për korrupsion, procedohen 715 persona për 2022

15:11 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korrupsion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2022 ka sjellë rritje të procedimeve kundër korrupsionit përgjatë gjithë vitit të shkuar, si nga prokuroritë, por në mënyrë të veccantë nga forcat e rendit. Sipas treguesve zyrtarë, Sektori kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit ka evidentuar 531 vepra penale dhe zbuluar 503 të tilla, ose 94.72%, me 715 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët arrestuar/ndaluar 128 autorë, 545 ndiqen në gjendje të lirë dhe janë shpallur në kërkim.

Krahasuar me vitin 2021, vetëm gjatë 6 – mujorit të parë të vitit 2022, për veprën penale të korrupsionit, janë evidentuar 119 vepra penale më shumë, janë zbuluar 121 Vepra penale më shumë, janë proceduar 136 autorë më shumë, janë arrestuar/ndaluar 15 autorë më shumë, janë proceduar në gjendje të lirë 114 autorë më shumë dhe ka patur 7 autorë me masa të tjera sigurimi më shumë, ka patur numër të njëjtë të autorëve të shpallur në kërkim. Në nivel të përgjithshëm është rritur fuqia zbuluese me 4.7%.

Paralelisht, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar 122 procedime me 103 të pandehur, prej të cilëve janë dërguar për gjykim 85 procedime me 92 të pandehur, që përbëjnë 69,67 % të procedimeve të regjistruara ose 89,32 % të pandehurve të regjistruar.

Gjithashtu është rritur numri i hetimeve proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit në 34 procedime penale për veprat penale të korrupsionit dhe që lidhen me detyrën, Kjo përbën një rritje 78,94 % krahasuar me 6 mujorin e pare të vitit 2021, dhe përbën 27,68 % të procedimeve të regjistruara për këtë grupvepër penale.

Ky proces i ka shërbyer, si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrance apo ndalimin e 27 personave të dyshuar për kryerjen e ketyre veprave në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, ose krahasuar me 6 mujorin e parë të 2021 një rritje me 3 herë të numrit personave të arrestuar në flagrancë apo ndaluar të dyshuar për kto grupvepra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026

Identifikohen 5 protestues të maskuar/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

16:51 / October 31, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026

Fermerët në Vlorë, të kënaqur me prodhimin e ullirit

16:43 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.