Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet kostoja e jetesës në Kosovë

14:01 / September 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8560
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.

Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK”.

Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar. “Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.

Shtrenjtim ka pasur edhe tek rrobat, pijet dhe biletat. “…biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,9%), veshje (4,5%), pijet alkoolike (4,3%), uji mineral, pijet jo alkolike, lëngjet nga pemët dhe perimet(3.7%), shërbimet financiare (3.7%),kujdesi personal (3.6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra(3.2%).

Po ashtu ka shënuar rritje edhe kostoja e ndërtimit.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3,2% në TM2 2024, krahasuar me TM1 2024. Ndërkaq, krahasuar TM2 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2023), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,9%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,2% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e parë (TM1 2024). Rritje kishte te pagat (8,4%), energjia (4,4%), transporti (3,6%), makineritë (1,4%) dhe materialet (1,0%). Kurse rënie kishte te kostot e tjera (-0,3%)”. Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,9% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e dytë (TM2 2023).

Rritje më të madhe kishte te pagat (16,8%), transporti (6,3%), kostot e tjera (2,4%), dhe materialet (2,0%). Ndërsa, rënie pati te energjia (-2,1%) dhe makineritë (-1,3%)./Monitor

Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.