Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 219 raste të reja nga 805 testime të kryera.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërkohë që gjatë 24-orëve të fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 75 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë.