Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rritet papunësia në Gjermani, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë

16:27 / January 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i të papunëve në Gjermani u rrit paksa në dhjetor, edhe pse në nivel në të ulët sesa prisnin analistët. Ndërkaq niveli i papunësisë më 2023 ishte më i ulëti që nga ribashkimi gjerman, sipas të dhënave të publikuara më 3 janar.

Agjencia Federale e Punësimit tha se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë. Sipas analizave të Reuters, pritej që papunësia të rritej për 20.000.

“Tregu i punës është ende mirë sa i përket ngarkesës dhe paqartësive”, tha udhëheqësja e agjencisë, Andrea Nahles.

Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind.

“Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha Nahles, duke theksuar se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.

Numri i të papunëve u rrit për 191.000 më 2023, krahasuar me një vit më parë. Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe më 2023. Megjithatë, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë nëse bëhen krahasime në terma afatgjatë.

Më 2023, mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane.

gjermani papunesia rritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet fluksi në portin e Durrësit, 5 mijë emigrantë e turistë mbërrijnë sot vetëm me tragete

10:48 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.