Rezistenca ndaj antibiotikëve është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për globin dhe OBSH, por edhe për Shqipërinë. Keqpërdorimi i tyre ka bërë që bakteret që prekin organizmin e njeriut të ndryshojnë dhe të bëhen më rezistentë ndaj efektëve të një antibiotiku. Listën e baktereve e kryeson stafilokoku aureus, më rezistenti i pothuajse të gjithë antibiotikëve të zakonshëm.
Mjekët dhe specialistët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e tyre dhe rishikimin e protokolleve shëndetësore për shkak se situata vjen duke u përkeqësuar edhe si pasojë e pandemisë COVID 19, ku lindi nevoja për një përdorim të shfrenuar të antibiotikëve.