Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, ngrihet me 100 lekë çmimi i biletave të çdo linje të transportit interurban në Berat

14:18 / March 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
furgone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahas rritjes së çmimit të bukës dhe ushqimeve, shqiptarët po përballen 3-javët e fundit edhe me rritjen e çmimit të karburantit e gazit. Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe me rritje të menjëhershme të çmimit të biletave të autobusëve të linjave urbane brenda qytetit të Beratit dhe linjave interurbane drejt qyteteve të tjera.

Në çdo linjë interurbane biletat janë rritur me 100 lekë (të reja), bileta e autobusit Berat-Tiranë ka shkuar në 500 lekë nga 400 lekë që ishte 3-javë më parë, bileta e linjës Berat-Durrës ka shkuar në 400 lekë nga 300 që ishte më parë, bileta e linjës Berat-Vlorë ka shkuar në 450 lekë nga 350 e kështu me radhë, ndërkohë që edhe çmimi i biletave të linjës urbane brenda qytetit të Beratit është rritur me 10 lekë, nga 30 ka shkuar në 40 lekë (të reja).

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar njëkohësisht për rritjen e çmimit të biletave, duke deklaruar se pensionet dhe rrogat e shqiptarëve janë qesharake për të përballuar këto rritje. Ata shprehen se kjo rritje i detyron të lëvizin në këmbë në qytet, edhe pse janë të moshuar dhe të sëmurë. Qytarët i bëjnë apel shtetit të ndërhyrë dhe të marri masa, pasi shqiptarët po rrënohen ekonomikisht. Të indinjuar dhe të bindur që rritjet e çmimeve, përfshi këtu edhe ushqimet, do të vijojnë, ata mendojnë se është më mirë të largohen nga Shqipëria.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.