Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet

22:58 / April 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt, sektori bankar disbursoi rreth 7.5 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Kredia për shtëpi është në rritje me 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fillimi i ciklit të shtrëngimit të politikës monetare në vitin 2022 krijoi pritshmëri se gradualisht kredia për shtëpi do të ulej, për shkak të normave më të larta të interesit. Deri tani, një gjë e tillë nuk po ndodh, edhe për faktin se, të paktën në monedhën vendase, rritja e interesave rezultoi më e ulët nga sa parashikohej.

Banka e Shqipërisë e ka ndaluar rritjen e normës bazë në nivelin 3.25%. Me rënien e inflacionit gjatë muajve të parë për këtij vit (në nivelin 2.6% për shkurtin) gjasat për rritje të mëtejshme janë të vogla, të paktën me të dhënat e deritanishme.

Norma relativisht e ulët bazë është reflektuar në yield-e të ulëta të titujve qeveritarë dhe në norma të ulëta interesi të kredisë për sektorin privat.

Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në muajin janar këtij viti ra më tej në nivelin 4.65%, nga 5.12% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e normave të interesit e ka bërë kredinë në Lekë mjaft tërheqëse. Të dhënat e bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re në monedhën vendase për individët u rrit me 78% në dy muajt e parë të këtij viti.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Tek kredia në Euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e Euriborit. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Vijimësia e rritjes së kreditimit po vazhdon të mbështesë kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit për Shqipërinë i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar.

Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.

Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten kryesisht në zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.

kredi rritja shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.