Bashkia Mat ka përfunduar sot projektin për monitorimin me kamera sigurie në të gjitha kryqëzimet e qytetit të Burrelit si dhe në disa institucione publike që ndodhen në juridiksionin e saj.
Salla operative për monitorimin e pamjeve filmike ndodhet në zyrën e Policisë Bashkiake, gjithashtu po punohet për vendosjen e një salle monitorimi edhe në Komisariatin e Policisë Mat.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj pohoi sot se vendosja e këtyre kamerave ka si qëllim rritjen e sigurisë publike në parametrat më të mirë të mundshëm. Po ashtu është ndërtuar edhe një aplikacion që do të shërbejë për ofrimin e shumë informacioneve “on-line”, për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që dëshirojnë të informohen rreth Bashkisë Mat, dhe trevës në tërësi.
Është e para herë që kryhet një invenstim i tillë në qytetin e Burrelit.