Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rritja e tavanit të borxhit, diskutime në Shtëpinë e Bardhë

21:54 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lalala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden pritet të diskutojë sot pasdite në Shtëpinë e Bardhë çështjen e rritjes së tavanit të borxhit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Kevin McCarthy si dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit.

Negociatat synojnë të shmangin një situatë kur qeveria do ta kishte të pamundur të paguante detyrimet e saj financiare, çka mund të rezultonte në një katastrofë ekonomike. Por prishmëritë për një marrëveshje mbi këtë çështje janë të ulëta. Departamenti i Thesarit ka paralajmëruar se vendi mund të mos jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet qeveritare, duke nisur nga 1 qershori.

Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit mund të ndikojnë edhe tek planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e Shtatë Vendeve më të zhvilluara të botës, që mbahet në Japoni, si dhe për një tjetër takim të nivelit të lartë që zhvillohet në Australi.

Presidenti pritet të niset të mërkurën për në Hiroshima për takimin e G7-s dhe më 22 maj, drejt Sidneit të Australisë, ku mbahet takimi i Dialogut Katërpalësh për Çështje të Sigurisë, një dialog strategjik mes Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Takimet janë cilësuar si mundësi për të thelluar bashkëpunimin për sfidat rajonale dhe për të avancuar interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës.

Presidenti Biden pritet të shkojë në këto takime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre gjatë konference për shtyp të premten. Javën e kaluar zoti Biden tha se ai është i përkushtuar për të shkuar, por shtoi se zgjidhja e çështjes së tavanit të borxhit është “gjëja e vetme më e rëndësishme në axhendën e tij”, duke shtuar se po sheh mundësinë e pjesëmarrjes virtuale në këto takime.

Nëse një gjë e tillë ndodh, kjo nuk do të ishte hera e parë që një president amerikan anashkalon takime të nivelit të lartë, lidhur me mosmarrëveshje në vend që lidhen me buxhetin. Në vitin 2013 Barack Obama anuloi pjesëmarrjen në një takim të nivelit të lartë mbi Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit që mbahej në Indonezi si dhe një takim të vendeve të Azisë Lindore që mbahej në Brunei, lidhur me mosmarrëveshje buxhetore. Po kështu edhe ish-Presidenti Bill Clinton nuk shkoi në një takim të APEC-ut (Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit) në Japoni në vitin 1995, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi tavanin e borxhit.

borxhit shtepine e bardhe tavanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.