Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Rrjeta” zë “Peshkun” e heroinës, shpërndante drogë pranë shkollave

08:56 / February 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heroine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rrjet kriminal të shpërndarjes së drogërave të forta, duke vënë në pranga dy persona, e duke sekuestruar një sasi prej 1kg e 33 gram heroinë.

E.S, 45 vjeç i njohur me pseudonimin Peshku, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, bashkë me F.Z., 25 vjeç shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse. Madje ata shisnin doza të vogla heroine edhe në afërsi të shkollave.

Sasia e drogës u gjet në shtëpinë e 45-vjeçarit, dhe gjykata vendosi arrest me burg ndaj tyre, pas tre muajsh hetimet

NJOFTIMI I PLOTE
Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Rrjeta”, në fushën e tregëtimit të drogërave të forta.

Në pranga dy shtetas që tregëtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:

E. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

F. Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal.

Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.

Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative.

Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

Droge rrjeta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.