Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrobaqepësi del në shitje për 42 mijë euro për ti shpëtuar varfërisë, arrestohet nga policia

23:09 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrobaqepesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia islamike nigeriane ka arrestuar një burrë që u përpoq të shiste veten në ankand për t’i shpëtuar varfërisë.

Sipas autoriteteve lokale, rrobaqepësi 26-vjeçar, Aliyu Idris, u arrestua të martën nga policia e etikës së Kanos, pasi fotot e tij u publikuan në rrjetet sociale ku ai deklaronte se po shiste veten në ankand, me një çmim fillestar prej 42,000 euro.

Kano, në Nigerinë veriore, është një nga dhjetë shtetet myslimane në vend ku Sheriati, ligji islamik, zbatohet paralelisht me ligjin nigerian.

“Ne e arrestuam atë sepse ai e nxori veten në shitje, kjo është e paligjshme sipas ligjit islamik,” tha Laëal Ibrahim Fagge, një zëdhënës i policisë fetare të Hezbollahut. 

I riu ndodhet në paraburgim, shtoi ai, duke shpjeguar se këtë “veprim të papranueshëm” e ka vazhduar për shkak të varfërisë dhe injorancës së tij.

Javën e kaluar Idrisi shëtiste në qytet menjë pankartë të varur në qafë ku kishte afishuar dhe çmimin.

Banorët i bënë foto të cilat kanë bërë bujë në internet.

Ai u tha gazetarëve se donte të shitej për t’i shpëtuar “varfërisë së padurueshme” dhe se gjysmën e parave do t’ua jepte prindërve dhe një pjesë atij që do të organizonte ankandin. 

Ai gjithashtu premtoi se do të bëhej “shërbëtori besnik” i atij që do ta blente.

Një zëdhënës i policisë islamike tha se Idris nuk ishte ndjekur penalisht.

Nigeria, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, është goditur rëndë nga pandemia dhe masat kufizuese. 

E përballur me një recesion për herë të dytë në pesë vjet, ekonomia e saj ka filluar të rimëkëmbet vetëm muajt e fundit. 

Por inflacioni, veçanërisht në ushqim, mbetet shumë i lartë, duke përkeqësuar varfërinë e shumë banorëve, shumica e të cilëve janë të detyruar të jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.

del Shitje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.