Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Rroftë paqja”/ Kartelet meksikane të drogës njoftojnë armëpushimin e rrallë

22:49 / July 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ger 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre nga fraksionet kryesore të luftës për territor trafiku në veri të Meksikës-Metros, Akrepat dhe Të Kuqtë – kanë nënshkruar një marrëveshje armëpushimi. Grupet janë fraksione ndërluftuese të kartelit të shpërndarë ‘Gulf’.

Policia në shtetin e Tamaulipas konfirmoi se pankarta të shtypura në mënyrë profesionale ishin shfaqur në qytetin kufitar të Reynosa dhe disa qytete të tjera. Muajin e kaluar sulmues të karteleve vranë 15 njerëz të pafajshëm në Reynosa, qyteza përballe me Rio Grande pranë Texas në SHBA.

Pamje të flamurëve e pankartave ishin shtypur me gërma të kuqe, të bardha e jeshile, sipas ngjyrave të flamurit meksikan — me sloganin që shkruante “Rroftë paqja!”

Policia tha se katër njerëz ishin arrestuar si të dyshuar se kishin varur banderolat nga ndërtesat dhe mbikalimet, në të paktën gjashtë qyteza të Tamaulipas.

Banderolat ishin nënshkruar nga tre fraksionet kryesore të luftës së territorit, ndërsa nuk ishte e qartë nëse një fraksion i katërt ‘Cyclones’, ishte pjesë e marrëveshjes.

Në kontrast me mesazhet e zakonshme të karteleve, të cilat kanë gabime gramatikore ose gjuhë të ashpër, mesazhi i fundit përdorte një gjuhë elegante dhe shoqërohej me pamjen e një pëllumbi dhe degë ulliri.

“Ne kemi rënë dakord për një armëpushim qetësie dhe shpallim solidaritetin tonë me njerëzit, me parimet ideologjike të ruajtjes së paqes”, shkruante një prej mesazheve, në të cilin përfshihej lutja: “Kemi edhe ne familje.”

“Gjëja kryesore për komunitetet ku ne kemi prezencë, është të ndjehen të sigurta, pa shqetësime. Karteli Gulf ka parime dhe prioriteti i tij është qetësia e vendit dhe mirëqenia e rezidentëve.”

‘Metro’ është fraksioni më i madh i kartelit tashmë të copëtuar Gulf, i cili ka dominuar prej kohësh në Reynosa.

Prokurorët e Tamaulipas thanë se vrasjet e 19 qershorit në Reynosa ishin kryer nga anëtarë të “Akrepave” dhe një tjetër fraksion i njohur si “Cyclones”, me bazë në lindje të Reynosa.

Betejat e karteleve për territore të trafikut të drogave dhe emigrantëve janë bërë të shpeshta në Tamaulipas, ku mbetje të karteleve Gulf e Zetas kanë luftuar prej më shumë se 10 vjetësh.

droges kartelet meksikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.