Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rroga e parë 200 mijë lekë, Ansi Agolli: Bleva një biçikletë…

15:50 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agolli paga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Tirons lind, nuk bohesh”, e thonë në zhargon të gjithë vendësit e këtij qyteti dhe ata që kanë origjinën brez pas brezi. E në fakt, lidhja e Agollit me “Tironën”, ekipin që ka fituar 24 tituj zyrtarë kampion, nuk ka mbaruar kurrë, me gjithë karrierën e mbrojtësit nëpër Europë dhe tanimë në Amerikë.

“Panorama Sport”, zbulon ekskluzivisht edhe kontratën e parë të Ansi Agollit me klubin bardheblu. Një pagë qesharake, por për një 18-vjeçar që vinte nga ekipet e akademisë, ishte domethënëse, shpërblyese dhe gjithashtu mundësi për të plotësuar dëshirat apo nevojat e moshës.

Pagesa – Nën drejtimin e presidentit El Sajed, kryeqytetasit kanë ndërtuar ekipin e “ëndrrave” në Shqipëri. Futbollistët më të mirë, me pagat më të larta të asaj kohe.

Mirëpo, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Ansi Agolli ka firmosur te Tirana për vetëm 200 mijë lekë (të vjetër). Një tregues i qartë se për mbrojtësin ky klub ishte shtëpia e tij dhe nuk ka kërkuar kontrata të tjera. I pyetur nga gazeta, edhe vetë mbrojtësi kujton me mall periudhën që ka kaluar me kryeqytetasit, ku edhe hodhi hapat e parë prej profesionisti për të vijuar më tej një karrierë të suksesshme.

“Në atë kohë, skuadra e Tiranës ka pasur kontratat më të mira”, nis tregimin mbrojtësi i majtë. Referuar shifrës, Agolli shton. “Është ajo që meritoja. Mbase është pak, por sa i lumtur kam qenë kur kam firmosur atë kontratë, e kujtoj edhe sot, por nuk mund ta shpjegoj dot me fjalë. Kam nënshkruar shumë e shumë kontrata në karrierë, por kënaqësinë e asaj firme do ta ruaj kujtim gjithë jetën”, shprehet Agolli për gazetën.

Shpërblimi – Në vitin 2000, mbrojtësi bëri kalimin nga ekipet e moshave, në skuadrën e parë, nën drejtimin e Muçës e më pas Memës. Futbollisti i Kombëtares rrëfen për “Panorama Sport” edhe një kujtim të asaj kohe. “Në atë periudhë, gjysmat e parave që merrja i dërgoja në familje. Me dy rrogat e para kujtoj që kam blerë një biçikletë”, tregon Ansi Agolli. Për shumë, kontrata e parë mund të jetë nisja e karrierës, ndërsa për Ansi Agollin ajo ka qenë kontrata e jetës. /PANORAMASPORT.AL/ 


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Botërori 2026 afron ora e së vërtetës, cilat do të jenë skuadrat gjysmëfinaliste dhe si do të shkojnë çerekfinalet?

22:43 / July 8, 2026

Zvicër-Kolumbi/ Beteja që vulos çerekfinalet, Xhaka dhe Jashari e nisin nga minuta e parë

22:18 / July 7, 2026

Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh

20:42 / July 7, 2026

Cristiano Ronaldo mbyll kapitullin e Botërorëve: “Ky ishte i fundit për mua/Kam dhënë gjithçka për Portugalinë”

13:36 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.