Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rruga ballkanike e heroinës që vjen nga Afganistani

10:36 / May 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Heroine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka publikuar raportin mbi funksionimin e grupeve kriminale që kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave etj. Krahas pjesës ku flitet për grupet kriminale, gazeta “Zëri” shkruan dhe për pesë shtetet e Ballkanit ku kalon heroina që vjen nga Afganistani.

Raporti thekson se pozita gjeografike e Ballkanit Perëndimor e bën atë shumë joshës për trafikimin e njerëzve, drogës e armëve.

Ky rajon është ngjitur me Bashkimin Evropian dhe gjendet midis prodhuesit më të madh në botë të opiumit (Afganistanit) dhe tregjeve më të mëdha të heroinës (Evropës Perëndimore).

Lexo edhe- Studimi: Krimi i organizuar bashkëpunon në Evropën Juglindore. Durrësi, pikë hyrëse e kokainës

Sipas këtij raporti, rajoni i Ballkanit Perëndimor po kthehet gjithnjë e më shumë edhe në një pikë hyrjeje për kokainën, si dhe një vend ku pastrohen paratë që vijnë nga aktivitete kriminale. “Nëpër këtë rajon kalon edhe korridori i kalimit të paligjshëm të njerëzve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt Bashkimit Evropian, si emigrantë që largohen nga zonat e konfliktit ose si viktima të trafikut njerëzor. Po kështu është edhe nyje kryesore për trafikimin e armëve”, potencohet mes të tjerash në raport.

I ashtuquajturi korridori ballkanik, sipas raportit, përmendet më shumë në lidhje me trafikimin e heroinës nga Afganistani, nëpër Turqi dhe në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Në raportin e Iniciativës Globale potencohet se heroina kalon nga Turqia në drejtim të Bullgarisë ose Greqisë dhe më pas lëviz nëpër Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. “Heroina më tej drejtohet për në veri, nëpër të ashtuquajturin korridori i Evropës Qendrore: nëpër Hungari, Sllovaki, Austri dhe Zvicër. Heroina trafikohet edhe në Itali, duke kaluar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, bëhet e ditur në raport./ Zëri

auto auto harta15584172151558422999

Afganistani Rruga Ballkanike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.