Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rruga drejt Europës dhe titullit, si shkon Teuta në fazën e fundit të Superiores

09:13 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teuta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja e Kupës dhe e Superkupës në edicionin e kaluar i dha bindjen Teutës se mund të ishte pretendente kryesore në këtë sezon për titullin kampion dhe ashtu rezultoi, edhe pse ka qenë vazhdimisht në ndjekje të Vllaznisë apo skuadrave të tjera. Pas një starti që la për të dëshiruar me shumë ndalesa në fazën e parë, ekipi durrsak pak nga pak ka gjetur ritmin e tij dhe tashmë kryeson me dy pikë avantazh që do të përpiqet t’i mbrojë në fazën e katërt të këtij edicioni ku diferencat thuajse nuk ekzistojnë.

Dhe kur bëhet fjalë për mbrojtje, ajo e Teutës po bën diferencën në Superiore deri tani, me vetëm 11 gola të pësuar në 27 ndeshje të luajtura. Problem mbetet sulmi, që ecën me mesataren e ulët të 1 goli për ndeshje. Por me Dejvi Bregun që po kthehet në formën maksimale dhe me Krasniqin që ka dhuruar paraqitje mjaft të mira në periudhën e fundit, Teuta mund ta ketë më të lehtë të kalojë atë që shpesh është bërë pengesa kryesore që ajo të shihej realisht si një kampione potenciale.

Durrsakët, përveç avantazhit të dy pikëve, kanë një kalendar që i lejon të marrin frymë e mendojnë si të adminsitrojnë situatat, pasi kanë një grup ndeshjesh me rivalë si Tirana, Kukësi e Vllaznia që në fillim të fazës e dy të tjerat me Partizanin e Laçin në fund të saj. Ndaj ajo mund të administrojë forcat për të përballuar sa më mirë ndeshjet e mbetura.

Avantazhi që ka prej 7 pikësh ndaj Tiranës thellohet edhe nga fakti i ndeshjeve direkte, pasi e ka mundur 2 herë skuadrën bardheblu dhe në një tjetër sfidë është ndarë në barazim. Ndaj në eventualitetin që në fund dy skuadrat barazohen me pikë, durrsakët do të kishin përsëri epërsi në klasifikim. Sa u përket skuadrave të tjera rivale direkte, Teuta ka bilance të njëjta, pasi ka tre barazime me Partizanin, ndërsa ka ndarë tre rezultatet me Laçin e Vllazninë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.