Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rruga e reformave/ Rama: Evropianët janë vetëdijësuar se BE është një perimetër sigurie

12:16 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
edi rama
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Rruga e Reformave” tha se integrimi i vendit në BE është garant i të drejtave dhe lirive njerëzore.

“Ka qenë shumë e rëndësishme puna e këtij komisioni të posaçëm. Para pak kohe, doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE brenda BE nga popujt që e përbëjnë, një anketë që publikohet që nga 1983. Dhe që prej atij viti, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet sesa aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE që natyrisht vjen si rezultat i faktit se çka ishte marrë deri para pak kohësh si e mirëqenë nuk është më e mirëqenë dhe instinktivisht popujt e BE, unë them pjesa perëndimore e përkëdhelur nga fakti se për herë të parë një histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë, janë vetëdijësuar se BE është edhe një perimetër sigurie Popujt e BE unë them, pjesa perëndimore e përkëdhelur nga fakti se për herë të parë në histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë ose nuk kishte parë një luftë janë vetëdijesuar se BE është edhe një perimetër sigurie, një perimetër sigurie, brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndijohen dhe duan të mbeten të pa kërcënuar në të gjitha ata që kanë arritur dhe mbi të gjitha në lirinë e tyre individuale dhe barazinë e tyre përpara ligjit. Patjetër pastaj edhe në aspekte e tjera, që bëjnë BE një krijesë të jashtëzakonshme politike. Për ne shqiptarët ka qenë përgjithësisht me e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë pse-ja e domosdoshmërisë së të qenit anëtarë të BE. Të qenit anëtarë, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë”, tha ai.

Edi Rama Integrimi perimeter sigurie reforma Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Armëpushimi me Iranin ka rikthyer normalitetin

22:27 / June 24, 2025

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

22:10 / June 24, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s

21:40 / June 24, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% në mbrojtje do të na bëjë më të fortë

21:00 / June 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.