Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrugëtimi i Kosovës për pavarësi, datat dhe ngjarjet që shënuan historinë

18:59 / February 17, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kosovee
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Prishtinë konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës. Përpjekjet e  popullatës me shumicë shqiptare për liri datojnë për një shekull. Por teksa përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur datojnë për një kohë të gjatë, ato kanë marrë forma më konkrete të organizimit nga fundi i viteve ‘90-të, atëherë, kur edhe filloi lufta çlirimitare e UÇK-së.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare në vitet 1997-1999

Më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit, Halit Geci, i vrarë nga forcat policore serbe, do të ishte dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dilte hapur, për herë të parë në publik. Tre luftëtarë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi do të shfaqeshin para masës që ishte mbledhur për ta varrosur mësuesin Geci, në Llaushë të Skënderajt.

Ata do të bënin me dije se do të ishin ata, luftëtarët e UÇK-së, që do të mbronin popullin e Kosovës nga dhuna dhe terrori që Serbia po e ushtronte ndaj popullit të Kosovës.

Rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij u bë simbol i luftës çlirimtare, duke i dhënë një hov të madh kësaj lëvizje e cila filloi të shtrihej gjithandej nëpër Kosovë.

Reçaku në anën tjetër mori vëmendje ndërkombëtare duke futur çështjen e Kosovës drejt një zgjidhjeje. Masakra e Reçakut, përshpejtoi përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo pasi që Serbia po kryente krime kundër popullsisë civile. Rezultat konkret ishte Konferenca e Rambujes, e mbajtur në shkurt-mars 1999, ku edhe u propozua një marrëveshje e cila u nënshkrua vetëm nga pala kosovare. Refuzimi i palës serbe, solli edhe atë që ishte paralajmëruar; bombardimet e NATO-së, kundrejt caqeve të ushtrisë serbe.

Pas 78 ditësh bombardime, gjeneralët e Sllobodan Millosheviçit, nënshkruan kapitullimin, në Kumanovë më 9 qershor 1999. Në këtë marrëveshje u caktuan një sërë kushtesh, por nga më të rëndësishmit ishte largimi i plotë i ushtrisë dhe policisë serbe nga territori i Kosovës. Ndërkaq, më 10 qershor u miratua nga OKB-ja edhe rezoluta për Kosovën, e njohur si rezoluta 1244.

Pas luftës, Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar edhe pse kishte pjesëmarrje në qeverisjen e vendit. Trazirat e marsit 2004, sollën në Kosovë ambasadorin Kay Eide, i cili dha një raport të detajuar rreth gjendjes në Kosovë, dhe nënvizoi faktin se ishin pjekur kushtet që çështja e Kosovës të ecte drejt zgjidhjes finale.

Si rezultat i kësaj, filloi ai që njihet si procesi i Vjenës, ku u zhvilluan 16 takime, për çështje të ndryshme. Në krye të negociatave ishte ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahttisari. Në fund ai doli me një pako e cila do të bëhej baza e vetë pavarësisë së Kosovës. Pala serbe edhe këtu nuk pranoi atë që iu ofrua.

Më 17 shkurt të vitit 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Kjo ëndërr ka 16 vite që po jetohet çdo ditë. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

Viti 2023, ishte situatë mjaft e vështirë për Kosovën pas sulmit terrorist serb në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe u plagosën disa të tjerë.

histia Kosova pavaresia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

13:20 / May 11, 2025

Spanja do të reduktojë javën e punës në 37.5 orë

17:39 / May 10, 2025

Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit/ Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA

16:50 / May 10, 2025

India dhe Pakistani, shkëmbejnë sulme me raketa në bazat ushtarake

13:15 / May 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.