“10 vite më parë keni thënë që Rrumbullaku dhe Vocaj janë 2 barkderra të grupit Çiftelia”, ka qenë kjo deklarata që gazetari Andi Tela i ka kujtuar ministrit Taulant Balla.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri Balla është shprehur se ka vendosur që të ndajë ku fillon dhe mbaron “ministri Balla” dhe “politikani Balla”.
Andi Tela: Ju punoni aktualisht me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakun dhe me një drejtor të madh, Tonin Vocaj. Tani, 10 vite më parë ju keni thënë që këto 2 policët, janë 2 barkderra të grupit “Çiftelia” që nuk duhet të jenë në Policisë së Shtetit. E mban mend besoj foton e famshme, historia e Frrokut? Ju i keni denoncuar këta të dy sepse këta janë me karrierë në polici. Ky ndikimi i politikës dhe ndryshimet e policisë dhe në këtë rrugën e policisë ka me dhjetra që e duan si profesion…
Taulant Balla: E para është që meqenëse është hera e parë e imja në një studio si ministër i Brendshëm, unë di dhe kam vendosur që ta ndaj pjesën ku fillon dhe mbaron ministri Balla dhe politikani Balla, këto të dyja nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.
Gjatë fjalës së tij, ministri Balla gjithashtu është ndaluar edhe tek megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.
Taulant Balla: “Tempulli” është një megaoperacion që duhet dhe do të vazhdojë të jetë sistematik. Çdo lloj droge është e dëmshme, përfshirë edhe lëndët psikotrope. Kam marrë iniciativën për të ndaluar oksidin e azotit që është një lëndë që ka qenë përdorur në masë. Ndalimi i lëndëve psikotore, detyrë sepse përdorimi i tyre sjell dëmtim të shëndetit dhe krijon varësi dhe pastaj, droga zgjedh drogën.