Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ruçi dhe Balla, vizitë zyrtare në Japoni: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

17:01 / October 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4da92532 4383 4d9f 8803 63cdcdcf73bc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në datat 30-31 tetor zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori Ōshima,u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta. Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, nëformë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhenieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se “Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët.Ne duhet të punojmë për  nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregëtare dhe turizmin.”

Kryetari i Parlamentit të Japonisë, Tadamori Ōshima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë. “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë  për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi,  si edhe do të mbështes kërkseën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkoi homologut Oshima më shumë mbështetje të Japonisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në UNESCO dhe INTERPOL. Kryeparlamentari Oshima premtoi se, duke njohur ndjenjat shumë të thella të Shqipërisë për Kosovën, do të nxisë qeverinë që të rrisë mbështetjen pë pranimin  e Kosvës në organizmat ndërkombëtare.  Në prill të vitit 2020 Japonia do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.