Socialistët po përgatiten për fushatën elektorale të 25 prillit 2021. Sot, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njëherazi dhe figura kryesore e PS në Fier, bashkë me zv.kryeministrin Erion Braçe kanë mbledhur bazën e PS në Fier.
Në takim kanë qenë drejtuesit e PS në nivel lokal, duke përfshirë edhe deputetët e qarkut.
Në fokus të takimit kanë qenë organizimi i fushatës, por edhe diskutimi për emrat që PS do të zgjedhë për t’ia ofruar kandidatëve në këtë qark.
