Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri- demokratit: E more vesh ti që doje fjalën e lirë?

11:42 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama pati vetëm 3 minuta kohë për t’i kthyer përgjigje deputetes së opozitës Rudina Hajdari lidhur me interpelancën për teatrin, por mesa duket nuk ka qenë kohë e mjaftueshme për kryeministrin për të replikuar.

Duke iu përgjigjur Hajdarit Rama ka lexuar mesazhin e një demokrati, sipas tij, që nuk i kursen kritikat ndaj kryeministrit:

Eshtë e kotë nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the e pastaj i dëgjon tyë përkthyera gabim nga shqipja në shqip, lista të hapura me një fjalë, por e shfrytëzoj këtë replikë për tju lexuar një koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua por që në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës italiane shkruante:

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrohet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, oburra revoltë popullore.

Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata që bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë oburra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans. U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nat që Edvini tu u kthye nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dheeatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore. 

Rama: Gramoz, edhe dy minuta

Ruci: Por, nuk transferohet koha zoti kryeministër

Hajdari: Jepja edhe minutat e mia

Ruci: Hapje IT, hape

Rama: Gramoz shumë faleminderit, e more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në kuvend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.