Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ruçi përuron bustin e poetit: Ali Asllani, “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë

12:49 / November 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b52eb48e 91d8 4346 a89c 35a49048e547
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të shtetarit, diplomatit e poetit Ali Asllanit në Vajzë të Vlorës, vendlindjen e këtij personaliteti të shquar.

Busti i Ali Asllanit është realizuar nga Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami. Në ceremoni ishin të pranishëm banorë të krahinës, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, intelektualë dhe personalitete të njohur të artit, kulturës dhe politikës.

“ Labëria ja nxjerrë burra të mendjes, penës dhe pushkës, shtetarë dhe administratorë, artistë e profesionistë, poetë dhe oratorë.Por rrallë ndodh që në njeri të vetëm të gjenden bashkë të gjitha këto vlera e vyrtyte. Ali Asllani është njeri prej tyre. Ali Asllani ishte një personalitet poliedrik, poet, artist, shtetar, administrator dhe diplomat i shquar. Ai ishte një “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë. Me veprimtarinë e tij si kryebashkiak e administrator Ali Asllani krijoi një model të shkëlqyer të funksionarit publik në shërbim të qytetarëve. Me veprimtarinë diplomatike Ali Asllani krijoi modelin e diplomatit patriot në shërbim të interesave të larta të atdheut. Me artin dhe poezinë e tij krijoi një udhëhartë për të ndërtuar një shoqëri me drejtësi sociale dhe një “Manual” për të bashkëpunuar me qytetarët, fisnikët dhe bujarët e këtij vendi, kundër zuzarëve, maskarenjve dhe shushunjave të korrupsionit. Mesazhet e veprës së Ali Asllanit janë sot tepër aktuale.”, theksoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.