Teksa kryeministri Edi Rama po zhvillon interpelancën për Teatrin në sallën e seancave plenare, mësohet se kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pret në takim ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Takimi do të mbahet rreth orës 11.45 në kryesinë e Kuvendit.
Ajo është takuar më herët me anëtarët e tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Ambasadorja Kim është takuar me bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet të takojë sot përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasilin.
Dy ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi një takim edhe me kreun e demokratëve, Lulzim Basha e cila u shpreh e inkurajuar nga bisedimet, sa i përket zhvillimeve të Reformës Zgjedhore.
