Ka qenë ditëlindja e vajzës së saj Viktoria që ka bashkuar Rudina Dembacajn me ish bashkëshortin Aleksin në një foto familjare për festën e të voglës. Jeta private e Rudinës ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, derisa vetë ajo e pranoi se është ndarë.
Por ashtu si dhe vetë Rudina ka thënë më herët ata do të jenë gjithmonë bashkë për vajzën e tyre Viktorian. Ajo dhe Aleksi kanë postuar të njëjtën foto për ditëlindjen e vogëlushes.
“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungoje kurrë është dashuria. Të duam shume!!!”- shkruan ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj.

