Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rudina Hajdari hedh dyshime të forta: Çfarë shërbimi ka bërë Lulzim Basha për rusët në këmbim të 500 mijë dollarëve?

22:09 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rikthimi i dosjes së Lulzim Bashës për lobimin prej 500 mijë dollarësh në SHBA, për të bërë një foto me Donald Trump, është bërë temë diskutimesh në media.

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari e ftuar në një studio televizive ka hedhur dyshime se çfarë shërbimi ka bërë Lulzim Basha për rusët, nëse i ka marrë ato 500 mijë dollarë nga ata?

Rudina Hajdari: Aleanca me SHBA është jetike dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Sa i përket rastit në fjalë, mendoj se përgjegjësinë kryesore e kemi të gjithë ne që vendosëm Lulzim Bashën në lidershipin e PD. Nuk është ambasada apo kushdo, që është në trupin diplomatik, mbështet atë që është në krye të një partie.

Po të kishim vendosur dikë tjetër në krye të PD, ndoshta nuk do ti kishte bërë këto. Ndoshta do ti kishte fituar disa beteja, nuk do ti kishte djegur mandatet.

Janë akuza shumë të rënda. Ajo që më shqetëson mua është se së pari duhet të hetohet, ti shkohet deri në fund që të mos ndodhë më. Të ndryshojmë edhe Kodin Zgjedhor që ta parashikojmë edhe aty, në lidhje me financimet e huaja. Të bëhet një ligj më strikt në lidhje me financimet e huaja.

Shqetësuese në këtë histori është fakti se, në momentin që ka marrë këto para (nëse është e vërtetë), do të thotë se një shërbim është bërë. Çfarë ka bërë ky njeri në shërbim të këtyre parave, çfarë shërbimi u ka bërë atyre pasi ka marrë 500 mijë dollarët.

Lulzim Basha Rudina Hajdari ruset
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.