Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari është përlotur gjatë fjalës së saj në protestën e mbajtur Përpara kryeministrisë.
Ajo tha se protestuesit i kujtojnë të atin Azem Hajdari, ndërkohë që shtoi se babai i saj kishte vetëm një mision.
“Ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Ai kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që ëndrra e tij të bëhet realitet”, deklaroi Hajdari.
Ajo shtoi se protesta nuk është vetëm e demokratëve dhe për këtë renditi një sërë arsyesh që sipas saj e bëjnë të vështirë jetesën në Shqipëri.
“Teksa vija këtu sot bëra një cop rrugë me disa qytetarë që e kanë mbështetur PS-në dhe ata janë këtu në shesh. Sepse beteja që kemi sot nuk është betejë mes partive politike, militantëve apo betejë ideologjie.
Është protestë e qytetarëve përballë klubit të miliarderëve. Ky klub po zhvat jo vetëm pronën publeke, por edhe ëndrrat tona e të fëmijëve tanë. Ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve.
Kjo betejë nuk mund të jetë vetëm për demokratët, por një betejë e gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri. Të çlirohetmi nga kthetrat e miliarderëve. Sa prej jush i kanë fëmijët sot në emigrim? E shikoni sav eta jemi.
Fëmijët tanë nuk i kemi këtu. Si mundet një baba dhe një nënë kur dritën e syve detyrohet ta largojë, pasi ky vend nuk ka të ardhme. Si mundet një familje kur nuk paguan dot energjinë elektrike. Si mundet një baba që nuk siguron dot veshjet dhe shkollimin e një fëmije.
Në këtë vend ka akoma fëmijë që akoma nuk e kanë parë detin. Si mundet që familje të jetojë këtu kur nuk paguan dot as qeranë. Këtu nuk ka paqe. Të gjithë të rinjtë të kthehen në këtë vend dhe ta çojmë kokën lart”, u shpreh Hajdari.