Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rudina Hajdari: Sali Berisha nuk mund ta çojë më përpara PD-në. Koha për një lidership të ri

13:46 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e thellë e PD-së në zgjedhje, sipas ish-deputetes Rudina Hajdari thotë se vjen si pasojë e sfidave të shumta brenda forcës politike e nga ana tjetër prej manipulimeve të qeverisë. Hajdari theksoi se rruga e vetme e shpëtimit të PD-së është të kryhen ca ndryshime. E për këtë ajo shtoi se në bazë të statutit duhet rikonfirmuar kryetari i partisë.

“Kjo është thirrja ime ndaj anëtarëve, patjetër unë respektoj vendimin e tyre, por nga ana tjetër duhet të ndryshojmë, duhet të kuptojmë që zoti Berisha patjetër ka forcën e tij, por a është figura më e drejtë dhe më e mirë për të na çuar në pushtet apo të ketë vizionin e PD, lidershipi i vjetër nuk sjell më risi për një parti”, tha ajo.

Thirrja e Hajdarit për anëtarësinë ishte që “nuk duhet të bien pre e së shkuarës” pasi nevojitet lidership i ri. Ajo la të kuptohej se Sali Berisha nuk mund ta çojë më përpara Partinë Demokratike.

“Berisha duhet të rikonfirmohet para anëtarëve besoj se është një gjest i duhur, pas një humbjeje duhet një reflektim i thellë që të riorganizohet dhe duhet një lloj ndryshimi, një bashkim imediat në mënyrë që të shpëtojë. Berisha të dalë para anëtarësisë dhe të rikonfirmohet sipas statutit”, përfundoi ish-deputetja.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.