TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Rudina Hajdari shpreh ambicien për t’u bërë kryetare e PD-së: “Cikli i Berishës ka mbaruar!”

19:43 / April 30, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka shprehur ambicien për të kandiduar si kryetare e Partisë Demokratike. Në një intervistë, ajo është shprehur se momentalisht nuk është momenti i duhur për të qenë kryetare duke e lënë të nënkuptuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 22 majit.

Për kandidaturën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Hajdari thotë se nuk është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e PD-së, madje duke shtuar se cikli i tij ka përfunduar.

Pjesë nga intervista:

Hajdari: PD s’është aty ku duhet të ishte. Kjo ka ardhur si një pasojë e mënyrës se si janë organizuar dhe trajtuar anëtarësia, demokratët. Nëse ka pasur disfata në zgjedhjet duhet patjetër që kryetari i partisë të hapte krahun dhe të bëheshin zgjedhje të ndershme. Nuk duhet lejuar servilizmi sepse ajo sjell dëm të madh. Kjo bëhet në mënyrë të rëndomtë.

Pyetje: Sa e barabartë do të jetë gara duke pasur parasysh mbështetjen që ai ka te demokratët?

Hajdari: Do të jetë e vështirë. Ka një proçedurë. Ende s’kam parë se kush ka depozituar kërkesën. Nuk mund të them se si do të shkojë proçesi. Le t’i japim kohë për të parë se kush do të jenë kandidaturat. Përballë zotit Berisha do të jetë e vështirë për të pasur rivalë. Do të jetë e vështirë. Zoti Berisha ka një rol të rëndësishëm brenda PD dhe ndikimi i tij është i madh. PD i duhet një ofertë e re dhe duhet të apelojnë jo vetëm demokratët. Partia nuk duhet të bazohet te një individ. Duhet të krijojmë një ekip, të kemi disa njerëz. Aftësitë që janë aty brenda mund ta bëjnë këtë. Duhet një besim i ndërsjelltë nga të gjithë funksionarët brenda PD. Duke ia lënë në dorë votës dhe duke zbatuar statutin mund të arrihen te këto ide, duke i qëndruar parimeve dhe jo mënyrën se si mund të zgjidhen disa çështje brenda PD. Kushdo që ka dëshirë të sfidojë zotin Berisha duhet ta bëjë këtë gjë sepse anëtarësia në të ardhmen do të përqafojë një figurë të re. Nga ’91 deri në 2022 ka kaluar mjaftueshëm kohë që me zotin Berisha Shqipëria ka arritur shumë. Tani është koha të kemi një alternativë tjetër. Mendimi im personal, e kam thënë dhe e rithem. Unë vazhdoj të mendoj që cikli i Berishës ka mbaruar, por kush jam unë të vendos në pikëpyetje dëshirën e demokratëve.

Pyetje: Figurë që e drejtonte denjësisht PD?

Hajdari: Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD.

Marrëdhënia me Berishën?

Hajdari: Shumë të mira. S’i kemi shkëputur asnjëherë. Janë korrekte. Nuk ka asgjë për të fshehur. Zotin Berisha e njohim prej kohësh dhe i kemi ruajtur raportet.

E mbështesni Berishën në garë?

Hajdari: Personalisht jo. Mendoj që zoti Berisha s’do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër. Berisha është i rëndësishëm brenda PD, por për të ecur përpara si parti, duhet të zgjdhim dikë tjetër që nuk është i njëjti me atë që kemi patur 31 vite. Është e rëndësishme plaga e rëndë që ka ndodhur në këto vite. Zoti Basha ndërtoi një kult individi ku shumë prej anëtarëve të PD janë ndier të braktisur. Mendoj që Basha ka funksionuar me emërime, jo me zgjedhje. Unë mendoj që zoti Basha duhet të jetë brenda PD. Është deputet, ka kohë të gjatë brenda PD. Unë kam rezerva për mënyrën e lidershipit që ai zgjodhi të ketë.

ambicie Berisha Rudina Hajdari
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gazment Bardhi hedh akuza të rënda ndaj Sali Berishës: Vetëm kryetarët e bashkive socialiste nuk e votuan

22:54 / May 27, 2022

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Diskutimi i Enverit: Ramiz, ka filluar të flasë ndonjë çikë Feçori për Mehmetin, apo për Kadriun, se ai mund të jetë kryetar i grupit…

21:04 / May 27, 2022

Betejat e Berishës për “përfillje” aksidentale

20:54 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Te fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.