Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale. Ajo nuk preferon të shfaqet shpesh me familjen e saj dhe shumë rrallë ndodh që të publikojë foto me partnerin apo të bijën. Mirëpo dita e sotme është shumë e rëndësishme për të dhe bashkëshortin e saj, Xhavit Bajramin. Dyshja festojnë 10-vjetorin e marrëdhënies së tyre, ndaj Rudina ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një foto të rrallë me partnerin e i ka bërë një dedikim romantik.
“10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh. Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, ka shkruar Rudina në postim.
Dyshja kanë edhe një vajzë të quajtur, Mia, që ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë së tyre prej 1 dekade.
Kujtojmë se pak javë më parë, moderatorja dhe bashkëshorti i saj u infektuan njëkohësisht me Covid-19. Për këtë arsye Magjistari u detyrua të mungonte në emisionin e saj, por herë pas here bëri edhe lidhje live nga shtëpia. Pas rikthimit ajo tregoi se eksperienca për ta nuk kishte qenë aspak e lehtë dhe ju bëri thirrje ndjekësve që të tregojnë kujdes me virusin.