Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha

19:20 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano fino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Rudina Xhunga kujton njohjen me ish-kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe intervistën me Fatos Nanon në ’97-ën, kur e pyeti se ku e kishte gjetur Bashkim Finon.

“Në ’97-ën isha gazetare te Koha Jonë dhe bëra një intervistë me liderin e PS-së në atë kohë, Fatos Nano. “Ku e gjetët ju Bashkim Finon.”,-e pyeta. “E gjeta në vezën Kinder” –tha Nano dhe qeshi, duke i dhënë përgjigje pyetjes së madhe që bënin të gjithë ato kohë, ku u gjet ai njeri që e pëlqyen menjëherë të gjithë dhe qetësoi situatën vetëm me pamjen e tij dhe mënyrën e sjelljes.

Ishte një surprizë e madhe emri i tij, si një Kinder surprizë për fëmijët ishte ardhja e tij nga Gjirokastra në skenën politike kombëtare, në atë moment kur shqiptarët po kërkonin shpëtimin, pajtimin, mënyra sesi do të mbyllej
kjo gjakderdhje masive. Bashkim Fino ishte emër në historinë tonë. Është ’97 jonë. Kush qe ai që do t’i thoshte PO drejtimit të qeverisë në atë kohë të çmendur siç ishte ’97-ta për Shqipërinë. Shumëkush e ka harruar ’97- ën.

Mbase pakkujt edhe i kujtohet roli i Finos në ’97-ën. E kemi parë Bashkim Finon duke pirë puro, nëpër rrugët e Bllokut, në kafen ku rrinte, në restorantin ku drekonte dhe dukej një personash i zakonshëm, njëri prej nesh. Jo, Bashkim Fino nuk ishte njëri prej nesh, ishte një personazh i veçantë, i cili në momentin më të rëndësishëm politik të Shqipërisë mori drejtimin e qeverisë.

Gjë që nuk e bën dot kushdo. Prandaj është e rëndësishme që Shqipëria e shpalli ditë zie dhe klasa politike u tërhoq nga fushata. Heshti, jo vetëm për të nderuar Bashkim Finon, por edhe Pajtimin Kombëtar. Njeriu i cili i
tha po drejtimit të qeverisë “Pajtimi Kombëtar”, në mars. Dhe siç lindi në mars politikisht, ashtu edhe iku në mars, zikisht”,– tha gazetarja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.