Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rumania bujare me Shqipërinë: Të çelen negociatat në Qershor

20:57 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rumania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

 

Presidenca rumune synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në Qershor të këtij viti. Këtë e ka shprehur qartë Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës rumune në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

“Në vitin 2018 Këshilli i Bashkimit Europian aprovoi një paketë ambicioze për politikën e saj të zgjerimit dhe ne besojmë fort se Bashkimi Europian do të realizojë premtimet e tij. Ne mendojmë se me mbështetjen tonë të fortë, kombinuar me përgjegjësinë e vendeve në këtë proces, rezultate konkrete të prekshme që janë kusht për progresin në axhendën europiane, do të krijohet një kontekst favorizues për Këshillin që të marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe me Shqipëria në Qershor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gjithashtu avancimin në negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. Bosnjë dhe Hercegovia kërkon vëmendjen e Bashkimit Europian për të evituar një qasje jo të ekuilibruar të BE-së ndaj këtij rajoni”.

Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e vendosura nga Brukseli. Holanda e Franca janë dy nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Një ndër kushtet është dhe Reforma Zgjedhore, e cila është ndalur për shkak se opozita ka braktisur Komisionin e Reformës Zgjedhore. Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i kërkoi politikës ta shfrytëzojë zgjatjen e mandatit të Komisionit Parlamentar për të përmbyllur këtë reformë. “Ka një propozim konkret në tryezat e të gjitha palëve. Do donim shumë që ai të mbështetej nga të gjitha forcat”.

I pyetur për aksionin e opozitës që lajmëron një valë të re protestash, Soreca kërkon dialogu mes palëve brenda parlamentit. “Të gjithë politikanët e kanë marrë mandatin nga zgjedhësit për t’i përfaqësuar në parlament dhe kjo duhet të ndodhë”.

negociatat rumania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.