Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rumania fillon rinumërimin e votave

13:07 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të premten rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se fituesi befasues, Calin Georgescu, e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë urdhëroi rinumërimin e votave më 28 nëntor, pasi zyrtarë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare kërkoi nga autoritetet të ndërmarrin hapa “urgjentë”, duke thënë se platforma në rrjetet sociale i mundësoi “trajtim të veçantë” Georgescut.

TikTok-u e ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje.

Calin Georgescu, kandidati i pavarur dhe prorus i ekstremit të djathtë, shënoi fitore befasuese në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë afro 23 për qind të votave.

Georgescu pritet të përballet me Elena Lasconin, kandidaten e qendrës së djathtë dhe mbështetësen e fuqishme të integrimit euro-atlantik, në balotazhin e 8 dhjetorit, pasi që të dy morën më shumë vota se kryeministri majtist dhe favoriti, Marcel Ciolacu. Pa përkrahjen e asnjë partie politike, fushata e Georgescut u mbështet kryesisht në platformën sociale TikTok, ku llogaria e tij kishte 1.6 milionë pëlqime.

Përveçse shprehte pikëpamjet e tij politike, Georgescu e përdorte gjithashtu TikTok-un për të postuar video ku shihej duke shkuar në kishë, duke bërë xhudo dhe duke vrapuar në pistë.

Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare deklaroi pas vendimit të gjykatës se ka gjetur prova se “sulme kibernetike” ishin përdorur për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Georgescu pretendoi se institucionet shtetërore po tentojnë ta mohojnë vullnetin e popullit. Demonstruesit protestuan në Bukuresht për disa ditë kundër Georgescut. Shumë njerëz e akuzuan presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Rumanisë.

Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, përfshirë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti gjithashtu ka pushtet të mos i pranojë kandidaturat partiake për kryeministër dhe emërimet qeveritare për poste gjyqësore./rel

rumani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.