Poetja kanadeze me origjinë indiane, Rupi Kaur e njohur për librin e saj “Milk and honey”, ka refuzuar ftesën nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në një ngjarje Diwali, duke shprehur në këtë formë indinjatën e saj lidhur me administratën e Biden për “ndëshkimin kolektiv të një popullsie civile të bllokuar”.
“Unë jam e befasuar që kjo administratë e sheh të pranueshme të festojë Diwali, kur mbështetja e tyre për mizoritë aktuale kundër palestinezëve përfaqëson saktësisht të kundërtën e asaj që kjo festë do të thotë për shumë prej nesh,” shkroi Kaur në një deklaratë të postuar në X.
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbështetur vazhdimisht Izraelin në bombardimet e pamëshirshme të Rripit të Gazës që kanë vrarë mbi 10,000 njerëz në më pak se një muaj.