Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusët dyshohet se hakuan telefonin e Liz Truss, media britanike: Vodhën informacione rreth luftës në Ukrainë, mund të kenë rrjedhur negociatat sekrete

21:25 / October 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lizz trus1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gazetë raportoi më herët se agjentë të dyshuar të Kremlinit kishin hakuar telefonin celular të ish-kryeministres britanike Lizz Truss, gjatë kohës që ajo ishte ministre e Jashtme.

Ndërkohë politikanët e opozitës në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë thirrje për një hetim të shtunën pas raportimit të këtij rasti.

Lajmin e ka bërë të ditur, “Daily Mail” që citoi burime të paidentifikuara të sigurisë duke thënë se celulari personal i Truss ishte hakuar nga agjentë të dyshuar se punonin për Kremlinin.

Ata besohet se kanë fituar akses në “shkëmbime top-sekret me partnerë ndërkombëtarë”. Hakerët gjithashtu fituan akses në bisedat e Truss me aleatin e saj Këasi Këarteng duke kritikuar kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson, pretendonte raporti.

Yvette Cooper nga laburistët, e cila fokusohet në sigurinë e vendit, tha se raporti ngre çështje jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë kombëtare duke përfshirë pse dhe si u zbulua informacioni.

“Është thelbësore që të gjitha këto çështje sigurie të hetohen dhe të adresohen në nivelin më të lartë,” tha ajo.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, Layla Moran, tha: “Ne kemi nevojë për një hetim urgjent të pavarur për të zbuluar të vërtetën”.

Një burim i tha gazetës se telefoni “i komprometuar” është vendosur brenda një kasaforte të mbyllur në një vend të sigurt qeveritar pasi mesazhet deri në një vit janë hakuar duke përfshirë “diskutime shumë të ndjeshme” mbi luftën në Ukrainë.

Hakerimi u zbulua në verë, kur Truss ishte ministre e jashtme dhe bënte fushatë për t’u bërë lider i partisë dhe kryeministri i ardhshëm, raportoi gazeta. Kjo çështje pretendohet se u anashkalua nga Boris Johnson kur ishte kryeministër dhe Simon Case, këshilltari i tij më i lartë për politikën.

Incidenti i raportuar vjen pasi ministrja e brendshme Suella Braverman u riemërua nga kryeministri Rishi Sunak pas dorëheqjes së saj për një shkelje të sigurisë, në të cilën ajo thuhet se i dërgoi një dokument top-sekret një deputeti përmes emailit të saj personal.

Artikulli nuk e bëri të qartë se mbi çfarë baze dyshohej se qëndronte Rusia pas sulmit të supozuar.

Eksperti i sigurisë, Profesor Antony Glees, tha se ai ishte ‘i tronditur’ nga zbulimet e të dielës, duke shtuar: ‘Ajo që ka ndodhur këtu është absolutisht e tmerrshme dhe është tregues i një qeverie që ishte jashtëzakonisht e dobët kur bëhej fjalë për çështjet e sigurisë kombëtare”.

“Ne kemi ministra që përdorin telefonat e tyre privatë për të kryer biznesin e qeverisë përmes ËhatsApp dhe emailit të tyre personal, dhe kjo duhet të ndalet menjëherë. Është totalisht e papërgjegjshme. Është absolutisht e frikshme”, shtoi ai.

“Ajo që është dyfish e tmerrshme është se Boris Johnson e dinte se kjo kishte ndodhur, por zgjodhi të mos e komunikonte. Dhe kam frikë se Liz Truss mund të mos jetë e vetme në komprometimin e telefonit të saj”, tha më tej ai.

“Të dyshuarit e qartë janë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, të cilët do të kishin interes të madh të dinin se çfarë po komunikon Sekretari i Jashtëm. Megjithatë, i dyshuari numër një do të ishte Rusia”, përfundoi eksperti.

hakuan Liz Truss ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.