Moska ndalon shitjen e biletave për meshkujt e moshës 18-65 vjeç. Nuk ka fluturime të disponueshme për ditët në vijim nga Moska.
Pak linja ajrore duket se u shërbejnë qytetarëve rusë që duan të largohen nga vendi i tyre, përfshirë Emirates, i cili ofron disponueshmëri, por vetëm me një tarifë të shtrenjtë.
Për shembull, një biletë fluturimi pa kthim nga Moska në Beograd me lidhje 24 orëshe u shit me çmimin 9000 euro (klas prestigji) dhe bileta e klasit të parë me 11560 euro.
Sistemi i linjës ajrore në fjalë nuk ofron disponueshmëri në një tarifë të lirë (klasi ekonomik) që mund të nënkuptojë se ose kategoria specifike e biletave të linjës ajrore është shitur ose ato nuk janë të disponueshme.
Për më tepër, një kërkim i shpejtë në SkyScanner tregon se nuk ka fluturime të disponueshme për ditët në vijim nga aeroporti i Moskës në ndonjë aeroport tjetër ndërkombëtar.
Sipas një zyrtari të Emirateve, ata që udhëtojnë nga Moska nuk e bëjnë këtë nëpërmjet Evropës, por nga vendet e Lindjes së Mesme.
Fluturimet, nga ana tjetër, me avionët e mëdhenj A380 janë plot dhe kryhen 4-5 herë në javë.

Trazirat në Rusi dhe ndalimi i fluturimeve
Pas urdhrit presidencial të Vladimir Putin për rekrutim, trazirat në vendin e tij janë evidente me rritjen e fluturimeve pa kthim.
Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për meshkujt e moshës 18 deri në 65 vjeç. Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit.
Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.
Moska është në një trajektore të përshkallëzimit të armiqësive pas fjalimit të presidentit rus, i cili shpalli mobilizim të pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës dhe ndërkohë që vendi i tij ka pësuar disfata të rëndësishme.