Një ligj i ri i cili dënon deri në 15 vite burg këdo që përhap informacione të rreme për forcat e armatosura ruse, u miratua sot nga dhoma e ulët e parlamentit rus.
Është ende e paqartë se si do të përkufizohet në bazë të këtij ligji nse një informacion është i rremë apo jo. Brenda parashikimeve të këtij ligji ka edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë, shkruan skynews.
Thuhet se në shënjestër të këtij ligji do të jenë kryesisht gazetarët rusë, sipas asaj që deklaroi redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn.
“Kjo tregon se hapësira e informacionit po ngushtohet. Mendoj se tregon drejtimin e udhëtimit për qeverinë ruse.”