TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje ndaj Sofjes

16:59 / August 5, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplomatë bullgarë në përgjigje të vendimit “të pajustifikuar” të Sofjes për të dëbuar personelin diplomatik rus, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta pas nisjes së ofensivës së Moskës në Ukrainë.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse në një deklaratë të publikuar më 5 gusht tha se thirri ambasadorin bullgar Atanas Kristin dhe i dorëzoi atij një shkresë ku shkruhej se 14 punonjës diplomatikë bullgarë shpalleshin si “persona të padëshiruar” në Rusi.

Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë pasi Moska dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, me Rusinë që i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Bullgaria në qershor bëri të ditur se po dëbonte 70 persona nga stafi diplomatik rus, numri më i madh i dëbuar njëherazi nga vendi ballkanik.Sofja njoftoi gjithashtu mbylljen e përkohshme të konsullatës së përgjithshme të Rusisë në Bullgari.

“Dëshirojmë të theksojmë se përgjegjësia për pasojat e këtyre hapave kundërprodhues i takon tërësisht qeverisë së Bullgarisë,” tha ministria e jashtme ruse.

“Ne besojmë se veprime të tilla jo vetëm që shkaktojnë dëme të konsiderueshme në lidhjet tradicionale midis vendeve tona… por gjithashtu dëshmojnë për degradimin e mëtejshëm të Perëndimit, i cili është i gatshëm të sakrifikojë interesat e partnerëve për të dëmtuar Rusinë,” thuhet në deklaratë.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, shumë vende perëndimore vendosën sanksione të ashpra ndaj Moskës. Këto masa përfshijnë përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi i transaksioneve bankare “SWIFT”, një embargo ndaj eksporteve ruse, kufizime të investimeve, ngrirje të aseteve për zyrtarët e qeverisë dhe familjet e tyre dhe ndalimin e udhëtimit për shumë zyrtarë të rangut të lartë rusë./ REL

diplomate hakmarrje Rusia sofje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

Abazoviç propozon ristrukturim të qeverisë në Mal të Zi

22:36 / August 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.