Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia dërgon mijëra trupa të tjera në kufirin me Ukrainën, gazeta britanike zbardh skenarin

23:41 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusi ukraine31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Rusia po dërgon trupa të tjerë në kufirin me Ukrainën, kjo si shenjë që Presidenti Vladimir Putin mund të zgjasë krizën edhe për disa javë të tjera, raporton The Guardian, duke shkruar se kjo vjen pasi Boris Johnson paralajmëroi se situata ishte bërë “shumë, shumë e rrezikshme”.

Zyrtarët britanikë vlerësojnë se 14 batalione të tjera ruse po shkojnë drejt Ukrainës, secili që numëron rreth 800 trupa, në krye të 100 batalioneve të grumbulluara në kufij – një forcë që tashmë besohet se është e aftë për të nisur një pushtim.

Ministrat janë të mendimit se presidenti rus nuk ka vendosur ende të sulmojë Ukrainën dhe mund të mos e bëjë kurrë këtë. Por rritja e vazhdueshme e forcave me mbi 150,000 trupa e shtyu Boris Johnson të ndërpresë një udhëtim në Cumbria për të kryesuar një takim urgjent të Cobra të martën.

Të hënën mbrëma, kryeministri foli me Joe Biden dhe arriti në përfundimin se “mbetej një dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqej nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”.

Britania tha se të dy theksuan rëndësinë e unitetit dhe, ndërkohë që as Britania e Madhe dhe as SHBA nuk do të dërgojnë trupa për të mbrojtur Ukrainën, ata këmbngulën se çdo inkursion i mëtejshëm rus “do të rezultonte në një krizë të zgjatur për Rusinë”.

Më parë, Johnson tha: “Kjo është një situatë shumë, shumë e rrezikshme, e vështirë. Jemi në buzë të një gremine, por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet”.

Ai u shpreh se është e rëndësishme që aleatët perëndimorë të mbeten të bashkuar përballë presionit rus.

kufirin trupa Ukrainën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.