Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Rusia do dërgojë armë të tjera”/ Vuçiç tregon planet e Serbisë

18:16 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksandër Vuçiç
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë ceremonisë së pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, se deri në fund të vitit, shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë në formë donacionesh.

Vuçiç pohoi gjithashtu lajmin e raportuar në 26 korrik nga Associated Press se Rumania kishte bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës.

Kreu i shtetit serb nuk tregoi për gazetarët sesi kanë mbërritur automjetet e fundit të blinduara, por sqaroi se gjithçka është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend”.

“Nuk dua të flas më gjatë për këtë gjë, mund të them vetëm se i kemi respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjen me Rusinë”, deklaroi Vuçiç pas pohimit se është bërë pranimi zyrtar i automjeteve të blinduara BRDM-2MS në Nish.

Vuçiç citohet të ketë thënë se këto armë i nevojiten Serbisë për të ruajtur sovranitetin.

“Nuk kemi plane për pushtim”, ka thënë ai, na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë.

Ai njoftoi më tej se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

Aleksandër Vuçiç Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.