Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia do të mësojë nxënësit e shkollave të mesme të pilotojnë dronë ushtarakë

18:43 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 reljpg 1692634826
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë.

Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do të kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë.

Lënda e dronëve, të cilën do ta mësojnë fëmijët nga mosha 15 vjeçe deri në atë 17 vjeçe, po futet nëpër shkollat e mesme tani që territori rus është duke u sulmuar pothuajse çdo ditë nga dronët ukrainas dhe në një kohë kur përdorimi i tyre në konflikt po bëhet i rëndësishëm. 

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, nxënësit do të “mësojnë mënyrat sesi mund të përdoren në luftë mjetet ajrore (UAVs)”.

Ata do të kryejnë, po ashtu, “detyra praktike për pilotimin e dronëve”, si dhe “do të mësojnë algoritmin e luftimit të dronëve të armikut”.

“Futja e një lënde të tillë në shkolla do ta bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve tanë për konfrontim të mundshëm me armikun”, tha ligjvënësi Sergei Mironov në nëntor 2022, kur bëri fushatë për kthimin e lëndës për stërvitjen e nxënësve. 

Qëkur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, autoritetet ruse e kanë udhëhequr një fushatë të gjerë për rritjen e patriotizmit nëpër shkolla.

Shkollat janë urdhëruar të dëgjojnë himnin kombëtar dhe ta ngrenë flamurin në fillim të çdo jave.

Kremlini po ashtu futi në plan edhe orë mësimore – të cilësuar si “biseda të rëndësishme” – për mesimin e revizionizmit të Luftës së Dytë Botërore, vlerave ruse dhe narrativës zyrtare të Moskës se trupat e saj “po i mbrojnë” bashkatdhetarët në Ukrainë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Ukraina godet me dronë Rusinë, mbulohet nga flakët porti i rëndësishëm rus

08:47 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.