Nuk është lajm i ri që Serbia dhe shtetasit e saj, e duan Rusinë. Një bazë ushtarake ruse ka gjasa të ndërtohet në Serbi, sipas medias ruse Lenta.ru, e cila citon ekspertin ushtarak dhe historianin rus Boris Yulin.
Yulin thotë se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe me monitorimin e territorit.
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”, shkruan portali rus.