Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia fton Ukrainën për bisedime në Bjellorusi, Zelensky refuzon ofertën

09:12 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b4ruarqo ukraine president volodymyr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritet ruse pretendojnë se në Bjellorusi ka arritur një delegacion, që sipas tyre është i hapur për bisedime me Ukrainës.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera, shkruan BBC.

Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër , nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.

Sot forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë. Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit. Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”. Ndërkohë mediat ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.

Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë. Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026

Alarm për përshkallëzim të ri SHBA-Iran, analistët paralajmërojnë mundësinë e një sulmi të ri ushtarak

13:11 / November 2, 2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

12:59 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.