Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia godet me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev. Filo: Pashë vdekjen me sy! Hoxha: E papranueshme

11:19 / May 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e cila njofton se jeta e tij është vënë në rrezik serioz, diçka e papranueshme.

“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme! Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, shkruan Hoxha.

Ministri Hoxha i bën thirrje Rusisë që të ndalë sulmet dhe të ulet në negociata, duke theksuar qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës.

“Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas. Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Ministria thotë se ambasadori rus në Shqipëri, Alexey Zaytsev, është thirrur për shpjegime. 

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës. Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”, shprehet ministri Ferit Hoxha.

Ndërkohë, ambasadori Filo në një prononcim për mediat thotë se kompleksi ku banon ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet, duke shtuar se ka parë vdekjen me sy.

“Gjatë sulmeve u strehuam në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes. Kompleksi ku unë jetoj është shumë pranë ambasadës. Ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet. Pashë vdekjen me sy!”, është shprehur Filo.

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit masiv rus ndaj Kievit gjatë natës. Tre fëmijë janë mes të plagosurve, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

ambasadorit godet kompleksin Rusia shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.