Ushtarët rusë vazhdojnë ende të bombardojnë qytetet ukrainase, kurse evakuimi i civilëve po bëhet gjithnjë e më i vështirë pavarësisht përpjekjeve të shumta për hapjen e korridoreve humanitare.
Sipas asaj që shkruan “skynews” Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë publik raportin e saj operacional në Ukrainë, sipas të cilit, forcat ajrore ruse goditën 87 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke vrarë rreth 500 anëtarë të forcave të armatosura.
Megjithatë ditën e djeshme, inteligjenca britanike sugjeroi se rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
Kujtojmë që sot kemi hyrë në ditën e 62-të të luftimeve Rusi-Ukrainë.