Akademia Ruse e Filmit nuk do të prezantojë asnjë film artistik rus në Akademitë që do të mbahen më 12 mars 2023. Gjatë historisë, Rusia ka arritur të marrë Oscar-in për filmin më të mirë të huaj tre herë, dy herë gjatë Luftës së Ftohtë dhe një herë pas rënies së Murit.
Në vitin 1968 Sergej Bondarchuk fitoi çmimin falë përshtatjes kolosale me katër pjesë të klasikut të Tolstoit “Lufta dhe Paqja”.
Prodhimi i cili zgjati në 1961 dhe 1967, pati mbështetjen e autoriteteve sovjetike dhe Ushtrisë së Kuqe, e cila vuri në dispozicion të trupës qindra kuaj dhe ushtarë. Me një buxhet prej rreth 9.2 milionë dollarë, ai u bë filmi më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në Rusi.