Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

20:19 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusia ucap Screenshot 2025 11 28 200234
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar atë se ka dështuar ta parandalojë krimin.

Ky kërcenim vjen pasi Moska po bën përpjekje t’i shtyjë rusët të kalojnë në shërbime digjitale të mbështetura nga shteti.

Rusia ua kishte bllokuar përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje në WhatsApp në gusht, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj rrjeteve sociale në pronësi perëndimore.

Këto veprime, sipas kritikëve, kanë për qëllim t’i detyrojnë rusët të përdorin platformat vendase.

Në një komunikatë, mbikëqyrësi rus i komunikimeve, Roskomnadzor, tha se WhatsApp po përdorej për “të organizuar dhe kryer akte terroriste në vend, për të rekrutuar autorë, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve tanë”.

“Nëse ai nuk i përmbahet legjislacionit rus, do të bllokohet plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta, i cili zotëron WhatsApp-in, nuk ka komentuar ende.

WhatsApp është një nga dy shërbimet më të njohura për dërgimin e mesazheve në Rusi, krahas Telegramit.

Moska kërkon nga këto dy platforma t’i japin asaj qasje në të dhëna sipas kërkesës së organeve të rendit, për hetime mashtrimesh dhe për aktivitetet që Rusia i përshkruan si “terroriste”.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut druhen se kjo do ta zgjeronte shtetin mbikëqyrës në Rusi dhe mund të përdoret për të shënjestruar kritikët e Kremlinit, presidentit Vladimir Putin ose luftës në Ukrainë.

kercenon ndalimin plote Rusia Whatsapp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.