Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rusia kërcënon sipërmarrjet ndërkombëtare

10:02 / March 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipërmarrjet, që për shkak të sulmit ndaj Ukrainës ndërprenë biznesin në Rusi janë në shënjestër të Prokurorisë së Përgjithshme ruse.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme ruse duhet të verifikohet respektimi i detyrimeve që kanë këto sipërmarrje ndaj punonjësve rusë dhe të drejtat e tyre, komunikoi të premten (11.03) ky autoritet. Çdo ndërprerje e punës në këto sipërmarrje duhet të verifikohet gjithashtu nëse paraqet një falimentim të qëllimshëm apo fiktiv.

Për shkak të sulmit ndaj Ukrainë një sërë kompanish ndërkombëtare – ofrues të artikujve të modës apo mallrave të konsumit, prodhues automobilësh, banka apo sipërmarrje të teknologjisë së informacionit – kanë ndërprerë aktivitetin në Rusi. Shumë sipërmarrje deklaruan në mënyrë eksplicite, se punonjësit duhet të vazhdojnë të paguhen.

Qeveria ruse kërcënon me shpronësimin e firmave ndërkombëtare, që pezullojnë biznesin në vend. Për këtë arsye po punohet lidhur me masat që duhen ndërmarrë për falimentimin e këtyre firmave në Rusi dhe më pas të vihet në proces shtetëzimi i pronës së tyre, tha zëvendësshefi i Këshillit rus të Sigurisë, Dmitri Medvedev të enjten (10.03.2022).

Mbi “bazën e pasurisë së lënë pas në panik të investitorëve duhet të konstruktohet një prodhim i ri. Presidenti Vladimir Putin e mbështet këtë propozim dhe mblodhi qeverinë, “për të vepruar me vendosmëri”, në mënyrë që të shmanget dëmi për partnerët rusë të biznesit të këtyre sipërmarrjeve. Për këtë ekzistojnë “mjaft mekanizma ligjorë të tregut”.

Uashingtoni është alarmuar

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e paralajmëroi Kremlinin nga një shpronësim. “Çdo vendim antiligjor i Rusisë, për të konfiskuar pasurinë e sipërmarrjeve, do t’i sjellë Rusisë edhe më shumë dhimbje ekonomike”, shkruan ajo në Twitter. “Kjo do të përcjellë tek bashkësia globale ekonomike mesazhin e qartë, se Rusia nuk është një vend i sigurt për investime dhe biznese.”/DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.